Dënimet me vdekje dhe ekzekutimet pas puçit në Egjipt

Qindra personave iu caktua dënim me vdekje gjatë procesit të burgimeve dhe gjykimit që filloi pas puçit ushtarak në Egjipt më 3 korrik të vitit 2013, kur nga pushteti u rrëzua presidenti i parë i zgjedhur demokratik në Egjipt, Mohamed Morsi. Vendimi më i spikatur gjatë kësaj periudhe ishte ai i Gjykatës Penale në Minya, e cila në mars të vitit 2014 shpalli dënim me vdekje për 529 të pandehur, përfshirë edhe kryetarin e Këshillit Udhërrëfyes të Vëllazërisë Muslimanë (Ihvan), Mohamed Badie. Në mesin e të gjykuarve me vdekje kishte edhe egjiptianë të krishterë. Ndërkaq, dënimi me vdekje që u caktua ndaj Mohamed Morsit në qershor të vitit 2015 ishte një nga vendimet që bëri bujë edhe në opinionin ndërkombëtar.

04.07.2017