Bota

Danimarka do të mbjellë një miliard pemë

Partitë politike në Danimarkë janë dakorduar që të mbillen një miliard pemë për 20 vjet ndërsa 10 për qind e tokave bujqësore të shndërrohen në pyje dhe habitate natyrore

Nuri Aydın  | 19.11.2024 - Përdıtësım : 19.11.2024
Danimarka do të mbjellë një miliard pemë

Istanbul

Partitë politike në Danimarkë janë dakorduar që të mbillen një miliard pemë për 20 vjet ndërsa 10 për qind e tokave bujqësore të shndërrohen në pyje dhe habitate natyrore për të reduktuar përdorimin e plehrave në kuadër të luftës kundër ndryshimeve klimatike, transmeton Anadolu.

Qeveria daneze e koalicionit e përbërë nga Socialdemokratët, Liberalët dhe të Moderuarit njoftoi se ka arritur marrëveshje me Partinë Popullore Socialiste, Partinë Popullore Konservatore, Aleancën Liberale dhe Partinë Social Liberale për "Marrëveshjen Trepalëshe të Gjelbër" që synon transformimin e tokave bujqësore dhe uljen e emetimeve të gazrave serrë me 70 për qind deri në vitin 2030.

Në kuadër të kësaj, qeveria daneze tha se do të bëhen ndryshimet e nevojshme ligjore dhe se do të ndahen 6.1 miliardë dollarë nga buxheti për të blerë toka nga fermerët brenda 20 viteve.

"Natyra e Danimarkës do të ndryshojë në mënyra që nuk i kemi parë që nga tharja e ligatinave në vitin 1864", tha Jeppe Bruus, i cili erdhi në krye të Ministrisë Trepalëshe të Gjelbër të Danimarkës pas marrëveshjes së arritur në qershor midis fermerëve, sindikatave të punonjësve dhe grupeve mjedisore për zbatimin e "Marrëveshjes së Gjelbër Trepalëshe".

Në qershor, Danimarka njoftoi se do të marrë tatim për gazrat serrë të emetuara nga bagëtitë duke filluar nga viti 2030, në mënyrë që të reduktojë emetimet e gazit të metanit në kuadër të planit të saj për të luftuar ndryshimet klimatike.

Bruus ka thënë se Danimarka synon që deri në vitin 2030 të reduktojë 70 për qind emetimet e gazrave serrë.

Në kuadër të taksimit, u tha se nga viti 2030, nga fermerët që merren me blegtori do të merren 300 korona (43 dollarë) tatim për ton emetim ekuivalent të dioksidit të karbonit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın