Emel Öz Gözellik
13 Nëntor 2017•Përditësim: 14 Nëntor 2017
WASHINGTON (AA) - Emetimi global i karbonit ka kaluar sërish në rritje në vitin 2017, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportit Projektit Global të Karbonit (GCP), emetimi global i karbonit këtë vit pritet të rritet për dy për qind.
Në raport thuhet se emetimi i karbonit, i cili nuk ka shënuar rritje në vitet 2014, 2015 dhe 2016, këtë vit do të rritet deri në dy për qind.
Raporti thekson se rritja më e madhe buron nga Kina, me 3,5 për qind.
Ndërkohë, Robbie Andrew, hulumtues nga Qendra Ndërkombëtare për Hulumtime Klimatike dhe Mjedisore (CICERO), ka thënë se raporti ka treguar se ngadalësimi i ndotjes së karbonit në periudhën 2014-2016 nuk është bërë konstant.
Hulumtuesit paralajmërojnë se nëse shtetet nuk përpiqen mjaftueshëm, atëherë nuk do të mund të arrihen synimet e Marrëveshjes Klimatike të Parisit.
Raporti po ashtu thekson se shtetet duhet t'i qasen ekonomisë me nivel të ulët të karbonit.