İdris Okuducu
16 Tetor 2017•Përditësim: 17 Tetor 2017
KIRKUK (AA) -Forcat që i përkasin qeverisë qendrore të Irakut kanë siguruar kontroll mbi të gjithë qytetin e Kirkukut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim të publikuar nga Komanda e Përbashkët Operacionale e Irakut, theksohet se si rezultat i operacionit të nisur mbrëmë në mesnatë nga ushtria e Irakut, policia federale dhe forcat Hashdi Shabi për "vendosjen e sigurisë në Kirkuk" është siguruar kontrolli i plotë në qendër të qytetit.
Ndër të tjera në deklaratë bëhet e ditur se në institucionet shtetërore janë vendosur flamujt e Irakut.
Në deklaratë theksohet më tej se "Është vendosur kontrolli i plotë mbi Kompaninë Veriore të Naftës, Depozitat e naftës Baba Gurgur, Baza ushtarake K1, centrali elektrik, rafineria Molla Abdullah, aeroporti i Kirkukut, baza Tazehurmatu, zonat Lejlan, Dakuk, Yajci, Tirkalan dhe rajoni Tuzhurmatu, ura Tikritit, rruga kryesore në jug të Kirkukut dhe qendra e qytetit Kirkuk."