arsim

Tiranë, aktivitet për angazhimin e nxënësve në luftën kundër korrupsionit

Ky aktivitet ka mbledhur së bashku nxënësit e shkollave të mesme nga qytetet Tiranë, Shkodër, Elbasan, Berat, Vlorë , Peshkopi, etj

Fatjon Cuka  | 27.05.2016 - Përdıtësım : 27.05.2016
Tiranë, aktivitet për angazhimin e nxënësve në luftën kundër korrupsionit ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Tiranë

TIRANË (AA) - Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, kanë organizuar sot aktivitetin: “Aktivizim Rinor kundër Korrupsionit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky aktivitet ka mbledhur së bashku nxënësit e shkollave të mesme nga qytetet Tiranë, Shkodër, Elbasan, Berat, Vlorë , Peshkopi, etj.

Shkollat nga këto qytete gjatë vitit mësimor 2015-2016 janë përfshirë në aktivitete të ndryshme ndërgjegjësuese dhe edukative kundër korrupsionit në kuadër të projekteve: “Të rinjtë kundër korrupsionit”, “Akademia Rinore për të drejtat e njeriut” dhe “Projekti qytetar kundër korrupsionit”. Sipas organizatorëve të aktivitetit kjo përpjekje e përbashkët ka për qëllim angazhimin e brezit e ri në luftën kundër këtij fenomeni dhe për promovimin e të drejtave të njeriut.

Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Ryan Roberts

Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Ryan Roberts, u shpreh se korrupsioni është një sëmundje që dëmton shoqërinë, ekonominë dhe sigurinë. Ai e konsideroi të rëndësishme pjesëmarrjen e të rinjve dhe shoqërisë civile në procesin e luftë skundër korrupsionit.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe ekspozita “Të Rinjtë në Aksion”, ndërsa u shfaq edhe dokumentari “Korrupsioni” i përgatitur nga nxënësit nga Shkodra.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın