Vuçiç: Duhet sjellje e përgjegjshme për të ruajtur paqen
“Serbia dëshiron paqe, serbëve ju bëj thirrje që të jenë të qetë, ndërsa paralajmërimi dhe lutja ime e fundit deri te shqiptarët e Kosovës është që të mos tentojnë t’i sulmojnë serbët me armë, sepse Serbia këtë nuk do ta lejojë”, theksoi Vuçiç
Beograd
Vuçiç në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarët në Qeverinë e Serbisë tha se shqiptarët dhe forcat e tyre speciale tentuan gjatë ditës që të minojnë një pjesë të hekurudhës, dhe sonte më vonë të dërgojnë nga Luzhana në Jarinjë njësit special i përbërë vetëm nga shqiptarët, ndërsa me qëllim që situata të sillet deri në konflikt.
Sipas tij, serbët lokalë kur e kanë parë këtë, rrethuan njësitin special nga Luzhana, pas çka pa miratim janë dërguar 17 automjete të blinduara të llojit “kobra” me njësitin special ROSU.
Vuçiç tha se ky njësit kishte planifikuar të arrestonte drejtuesin e trenit Milenko Stevanoviq dhe pasagjerët dhe të shkaktojë përleshje të mëdha, për shkak të cilës mori vendim që ta ndal trenin në Rashkë. “Vendimi im në atë moment ishte që ta ndalojë trenin tonë në Rashkë dhe me të krenohem, për të ruajtur lirinë dhe jetën e njerëzve tanë, për të evituar përleshje dhe për t’ju treguar të gjithëve se duam paqe”, njoftoi kryeministri serb Vuçiç,
“Serbia dëshiron paqe, serbëve ju bëj thirrje që të jenë të qetë, ndërsa paralajmërimi dhe lutja ime e fundit deri te shqiptarët e Kosovës është që të mos tentojnë t’i sulmojnë serbët me armë, sepse Serbia këtë nuk do ta lejojë”, theksoi Vuçiç.
Ai shtoi se askënd nuk kërcënon, porse i lut shqiptarët që të sillen me përgjegjësi, sepse kjo është në interes të të gjithëve që të ruhet paqja.
Vuçiç përsëriti se lutja e tij deri te shqiptarët e Kosovës është “që të mos luajnë me paqen” dhe të mos e kanosin “atë që gjatë, gjatë e ndërtuam, e ajo është paqja dhe siguria për të gjithë qytetarët”.
Ai njoftoi se ka lajmëruar përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogerini për atë se është i dëshpëruar nga reagimi i BE-së për këto ngjarje, dhe paralajmëroi se sonte për këtë do të njoftohet edhe Rusia, ndërsa nesër edhe Kina.
Po ashtu, siç tha, sonte ose nesër do të bisedojë edhe me nënpresidentin e SHBA-ve Joseph Biden për ta njoftuar me “lojërat luftarake”, që sipas tij, Prishtina i përgatit.
“Për në Mitrovicë të Kosovës u nis një tren pasagjerësh, e jo tank apo automjet i blinduar. Ky tren duhej të bashkonte njerëzit dhe qytetet në pajtim me ligjet e të gjitha vendeve të botës dhe standardet për lëvizje të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve, por atëherë filluan të ndodhin gjëra të pabesueshme”, u shpreh Vuçiç.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.