BALLKANI, top headline

Meta: Ne vlerësojmë gjithçka që Turqia ka bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët

"Jam i bindur se falë këtyre marrëdhënieve të shkëlqyera dhe lidhjeve të forta historike e ndër-njerëzore, e ardhmja miqësore dhe vëllazërore e bashkëpunimit mes dy vendeve tona do të jetë edhe më e fortë, edhe më e sigurtë, edhe më e qëndrueshme"

Besar Ademi  | 05.12.2017 - Përdıtësım : 05.12.2017
Meta: Ne vlerësojmë gjithçka që Turqia ka bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët Fotoreporter: Olsi Shehu / AA

Tiranë

TIRANË (AA) – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Mehmet Akif Ersoy” në shkencë dhe art, deklaroi se “Shqipëria vlerëson gjithçka që Turqia ka bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët, në veçanti në këto tre dekadat e fundit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti shqiptar theksoi se sot Shqipëria dhe Turqia zhvillojnë marrëdhënie të partneritetit intensiv dhe strategjik në të gjitha fushat e bashkëpunimit. Ai poashtu shprehu mirënjohje për ndihmën dhe asistencën teknike që Turqia i ka dhënë Shqipërisë, siç tha ai, në shumë aspekte.

“Ne vlerësojmë gjithçka që Turqia ka bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët, në veçanti në këto tre dekadat e fundit dhe jemi thellësisht mirënjohës për këtë. Jam i bindur se falë këtyre marrëdhënieve të shkëlqyera dhe lidhjeve të forta historike e ndër-njerëzore, e ardhmja miqësore dhe vëllazërore e bashkëpunimit mes dy vendeve tona do të jetë edhe më e fortë, edhe më e sigurtë, edhe më e qëndrueshme”, deklaroi Meta.

Presidenti Meta poashtu theksoi se Turqia ishte ndër vendet e para që mbështeti rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike të Shqipërisë në fillim të viteve 90-ta, duke përmendur më tej edhe se “në memorien e shqiptarëve është gdhendur fortë roli shumë domethënës i Turqisë për afirmimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe për njohjen e saj ndërkombëtare”.

Në vijim, duke përmendur krizat që kanë cënuar stabilietin në rajonet ku jetojmë, miliona njerëzit e zhvendosur nga dhuna dhe konflikti, Meta tha se Turqia duke mirëpritur miliona refugjatë në vendin e saj, ajo ka kontribuar për sigurinënë dhe paqen e të gjitha vendeve të rajonit dhe Evropës.

Ai shrehu bindje se Shqipëria dhe Turqia, si dy vende miqësore, këto sfida të mëdha mund t’i përballojnë vetëm duke bashkëpunuar më fortë dhe më ngushtë me njëri-tjetrin.

“Të dy vendet jo vetëm që janë anëtare të NATO-s, por janë edhe kontribues aktive në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, që është një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë e vendeve tona dhe për prosperitetin e qytetarëve tanë”, tha Meta.

Ndryshe, sot mbahet Simpoziumi i dytë ndërkomëbtar për ndarjen e çmimeve “Mehmet Akif Ersoy” në të cilën pjesëmarrës është edhe ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavuşoğlu. Aktiviteti mbahet në organizim të Universitetit të Tiranës, Universitetit “Mehmet Akif Ersoy” dhe Fondacionit turk MAARIF.

“E shoh këtë iniciativë jo vetëm si një vlerësim të lartë për kontributin e z. Çavuşoğlu, por edhe si shprehje të nivelit të shkëlqyer të marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Lidhjet tona janë historike, miqësore dhe vëllazërore. Dhe, vet emri i Mehmet Akif Ersoy-it është një prej simboleve më të fuqishme të këtyre lidhjeve, krahas personaliteteve të shquara si Sami Frashëri e të tjerë, që lidhin fortë kombet dhe vendet tona”, tha Meta, duke iu referuar çmimit “Doctor Honoris Causa” të ndarë për shefin e diplomacisë turke, Mevlut Çavuşoğlu.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın