BALLKANI

Prizren, në xhaminë Sinan Pasha kryhet “lutja e fitores” për operacionin “Dega e Ullirit”

Qytetarët e vendit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe ushtarët turk në Kosovë, pas leximit të Kur'anit janë lutur për ushtarët që të arrijnë fitore në operacionin e nisur nga TSK

Figen Shaban  | 24.01.2018 - Përdıtësım : 25.01.2018
Prizren, në xhaminë Sinan Pasha kryhet “lutja e fitores” për operacionin “Dega e Ullirit” Foto: Erkin Keçi / AA

Prizren

PRIZREN (AA) - Në organizim të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Kryesisë së Çështjeve Fetare të Republikës së Turqisë (Diyanet), në xhaminë Sinan Pasha në Prizren, është kryer “lutja e fitores” në mbështetje të ushtarëve që marrin pjesë në operacionin “Dega e Ullirit”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Lutja e fitores” është kryer pas namazit të jacisë me leximin e sures El-Feth'.

Qytetarët e vendit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe ushtarët turk në Kosovë, pas leximit të Kur'anit janë lutur për ushtarët që të arrijnë fitore në operacionin e nisur nga Forcat e Armatosura Turke (TSK).

Programi është udhëhequr nga Mustafa Tombaş, i cili është përfaqësues i Diyanetit dhe imam në xhaminë Sinan Pasha të Prizrenit.

Në këtë program ku kanë marrë pjesë edhe gratë, ka qenë prezente edhe ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç dhe konsullja e përgjithshme e Turqisë në Prizren, Eylem Altunya.

Operacioni “Dega e Ullirit”, i cili është në ditën e pestë dhe realizohet në Afrin të Sirisë, është nisur nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın