"PYD i shërben regjimit sirian"
"Kemi ardhur për të kuptuar se sa seriozë është regjimi dhe për të kuptuar nëse shpreh apo jo të drejtën" dhe ka shtuar më tej se nëse regjimi sirian do të vendosë një sjellje serioze atëherë do të mund të nisin bisedimet"
Gjenevë
GJENEVË (AA) - Anëtari Kurd i komitetit të Lartë të Negociatave i formuar nga opozitarët sirianë, Dr. Abdulhakim Bashar ka pohuar se "Mes nesh dhe PYD-së ka shumë ndryshime. Ne punojmë për kurdët, ndërsa PYD punon për regjimin duke iu shërbyer atyre. Nëse ata do të jenë në anën e kurdëve, atëherë nuk do të ketë asnjë problem, por ata bashkëpunojnë me regjimin", raporton Anadolu Agency (AA).
Abdulhakim Bashar i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA-së para takimeve që do të mbahen ditën e sotme në Gjenevë me Përfaqësuesin Special të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura takime këto të cilat mbahen nën drejtimin e OKB me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje politike ndaj krizës në Siri.
Bashar ka pohuar se: "Ne nuk kemi ardhur për negociata. Por kemi ardhur për të kuptuar se sa seriozë është regjimi dhe për të kuptuar nëse shpreh apo jo të drejtën" dhe ka shtuar më tej se nëse regjimi sirian do të vendosë një sjellje serioze atëherë do të mund të nisin bisedimet.
"Duhet të lirohen njerëzit që janë në burgje. Duhet të hapen rrugët e ndihmave humanitare. Nëse regjimi diktatorial i Sirisë heq dorë nga këto persekutime, atëherë ne do të besojmë se ata duan një zgjidhje politike" ka shtuar ndër të tjera Bashar.