Bota

Austri, Sebastian Kurz pritet të formojë qeveri me të djathtën ekstreme

Kurz tha se bisedimet për koalicion do të fillojnë së shpejti me FPO-në, parti e cila ka zhvilluar një fushatë për kufizimet e emigracionit dhe ka qenë në qendër të vëmendjes për deklaratat anti-islame

İlker Girit  | 24.10.2017 - Përdıtësım : 24.10.2017
Austri, Sebastian Kurz pritet të formojë qeveri me të djathtën ekstreme

Vjenë

VJENË (AA) – Udhëheqësi konservator austriak i ngarkuar për formimin e qeverisë së re, Sebastian Kurz, i cili fitoi zgjedhjet e këtij muaji, tha se kishte ftuar Partinë e Lirisë ekstreme të djathtë (FPO) për të bërë koalicion, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media në selinë e partisë së tij, kreu i Partisë Popullore Austriake (OVP) tha se ai nuk kishte marrë sinjale pozitive nga Partia Social Demokrate (SPO) e Christian Kern-it.

Kurz tha se bisedimet për koalicion do të fillojnë së shpejti me FPO-në, parti e cila ka zhvilluar një fushatë për kufizimet e emigracionit dhe ka qenë në qendër të vëmendjes për deklaratat anti-islame.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın