Bota

Biden: Sanksione ndaj Rusisë derisa Krimea nuk i kthehet Ukrainës

Zv/presidenti amerikan Joe Biden gjatë vizitës së tij zyrtare në Ukrainë u takua me presidentin dhe kryeministrin e vendit për të diskutuar çështjet aktuale në vend dhe rajon

Ali Cura  | 16.01.2017 - Përdıtësım : 16.01.2017
Biden: Sanksione ndaj Rusisë derisa Krimea nuk i kthehet Ukrainës

Kiev

KIEV (AA) - Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden vlerëson se sanksionet kundër Rusisë duhet të vazhdojnë derisa Krimea nuk i kthehet Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).

Biden gjatë vizitës së tij zyrtare në Ukrainë, arriti në Kiev ku u takua me presidentin e vendit Petro Poroshenko. Pas takimit Biden ka folur mbi sanksionet ndaj Rusisë.

"Me partnerët tanë nga Bashkimi Evropian dhe G-7 kemi shprehur qëndrimin tonë, kur është fjala për vazhdimin e sanksioneve kundër Rusisë. Për sa kohë që Rusia nuk i kthen Krimenë Ukrainës, duhet të vazhdojnë sanksionet kundër Rusisë që kanë të bëjnë me Krimenë. Për sa kohë që nuk i përmbushin plotësisht detyrimet e Marrëveshjes nga Minsku, sanksionet duhet të vazhdojnë", ka thënë Biden.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın