Bota

Britani, zjarri shkatërron mbi 1000 automjete në Liverpool

Për shkak të zjarrit u anulua ngjarja 'International Horse Show' e cila mbahet në Liverpool

Ahmet Gürhan Kartal  | 01.01.2018 - Përdıtësım : 02.01.2018
Britani, zjarri shkatërron mbi 1000 automjete në Liverpool

Londër

LONDËR (AA) – Një zjarr masiv shkatërroi më shumë se 1.000 automjete në një parking makinash shumëkatëshe në Liverpool, në veriperëndim të Anglisë, natën e së dielës, raporton Anadolu Agency (AA).

Zjarri shpërtheu vonë pasditen e së dielës në parkingun e automjeteve që ndodhet pranë Echo Arena, disa orë para fillimit të garës ndërkombëtare me kuaj.

"Hetimet fillestare tregojnë se zjarri aksidental brenda një automjeti ka shkaktuar djegien e automjeteve të tjera", thuhet në deklaratën e policisë Merseyside.

Aty thuhet se "të gjitha automjetet e parkuara në parking janë shkatërruar".

Shërbimet zjarrfikëse thanë se 12 kamionë zjarrfikës luftuan me stuhinë e zjarrit në parkingun me një kapacitet prej 1.600 automjetesh.

Zjarri detyroi autoritetet të zhvendosin kuajt nga Echo Arena duke i dërguar në një vend të sigurt, si dhe shkaktoi anulimin e ngjarjes. Qindra vizitorë mbetën të bllokuar me makinat e tyre të shkatërruara, njoftojnë mediat lokale.

Gara Ndërkombëtare mbahet në këtë arenë dhe do të përfundonte me ngjarjen e së dielës ku pritej pjesmarrja e rreth 4.000 mysafirëve.

"Askush nuk ka pësuar plagë të rënda", thotë policia. Poashtu raportohet se asnjë kafshë nuk u lëndua.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın