Bota

Disa shpërthime në Idlib të Sirisë, 30 të vrarë

Bëhet e ditur se 4 shpërthime njëri pas tjetrit kanë ndodhur në qendër të qytetit në zonën ku ndodheshin automjetet e parkuara, ku si pasojë kanë humbur jetën 30 persona

Burak Karacaoğlu, Eşref Musa  | 07.01.2018 - Përdıtësım : 08.01.2018
Disa shpërthime në Idlib të Sirisë, 30 të vrarë Foto: Khalaf joumaa / AA

Idlib

IDLIB (AA) - Si pasojë e 4 shpërthimeve të ndryshme të ndodhura në qytetin Idlib të Sirisë, njoftohet se sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 30 persona dhe janë plagosur më shumë se 70 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet e ditur se 4 shpërthime njëri pas tjetrit kanë ndodhur në qendër të qytetit në zonën ku ndodheshin automjetet e parkuara.

Sipas të dhënave paraprake në ngjarje kanë humbur jetën 30 persona dhe më shumë se 70 të tjerë janë plagosur të cilët janë dërguar në spitalet përreth.

Për shkak të shpërthimeve theksohet se janë dëmtuar edhe ndërtesat përreth. Zyrtarët kanë vënë në dukje se shpërthimet mund të jenë kryer me auto-bomba.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın