Bota

Gjermani, protestat e PEGIDA-s kundër të huajve dhe islamit

Lëvizja Evropianët Patriotikë Kundër Islamizimit të Perëndimit (PEGIDA) dhe kundërshtarët e saj kanë mbajtur protesta në të njëjtat pika në qytetin Dresden të Gjermanisë

Erbil Başay  | 26.01.2016 - Përdıtësım : 26.01.2016
Gjermani, protestat e PEGIDA-s kundër të huajve dhe islamit

Berlin

BERLIN (AA) - Lëvizja Evropianët Patriotikë Kundër Islamizimit të Perëndimit (PEGIDA) dhe kundërshtarët e saj kanë mbajtur protesta në të njëjtat pika në qytetin Dresden të Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të policisë së Dresdenit anëtarët e Lëvizjes Evropianët Patriotikë Kundër Islamizimit të Perëndimit (PEGIDA) të cilët kanë mbajtur protesta në të njëjtat pika me kundërshtarët e tyre fillimisht janë mbledhur para sheshit të Teatrit dhe pas një marshimi janë kthyer sërisht në shesh. Ndërsa grupi i kundërshtarëve të saj është mbledhur në sheshin Postplatz.

"Është marrë informacioni se janë djegur automjetet e parkuara në bulevardin Pieschener Allee, ku ekipet të cilët kanë mbërritur në vendngjarje kanë verifikuar se 11 mjete janë dëmtuar", thuhet në deklaratë ku pretendohet se automejtet e djegura i përkisnin pjesëmarrësve në protestat e PEGIDA-s.

Ndërsa iniciativa studentore e qujatur Durchgezaehlt ka njoftuar se në protestat e PEGIDA-s kanë qenë të pranishëm 3 deri në 4 mijë protestues ndërsa në protestat kundërshtare 250 deri në 300 protestues.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın