Bota

Gjermania nuk mbështet vendimin e SHBA-ve për Jerusalemin

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se nuk e mbështesin vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit

Cüneyt Karadağ  | 07.12.2017 - Përdıtësım : 07.12.2017
Gjermania nuk mbështet vendimin e SHBA-ve për Jerusalemin

Berlin

BERLIN (AA) - Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se nuk e mbështesin vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, në median sociale ka postuar deklaratën e Merkelit ku thuhet se: "Qeveria e Gjermanisë nuk mbështet qëndrimin e SHBA-ve për Jerusalemin. Statusi i Jerusalemit duhet të përcaktohet në kuadër të zgjidhjes me dy shtete".

Gjithashtu edhe ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, në një deklaratë kohë më parë në Bruksel në lidhje me mundësinë e njohjes së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, tha se Gjermania ashtu sikurse shumë shtete të tjera është e shqetësuar.

"Shumë vende anëtare të BE-së kanë deklaruar se janë të shqetësuar se njohja e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nuk do të zbusë krizën, përkundrazi do ta nxitë atë edhe më shumë. Kjo është e vlefshme edhe për ne", ka thënë Gabriel.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın