Bota

Incident në Londër, qindra të evakuuar

Mediat lokale raportuan se qindra njerëz ishin brenda zonës ku u raportua për të shtëna, për shkak të premtes së zezë, të cilët më pas u evakuuan

Ahmet Gürhan Kartal  | 24.11.2017 - Përdıtësım : 25.11.2017
Incident në Londër, qindra të evakuuar Foto: Gökhan Kurtaran / AA

Londër

LONDËR (AA) – Policia njoftoi se mbrëmjen e sotme janë duke trajtuar një incident në stacionin qendror Oxford Tube në Londër, si pasojë e raportimeve për të shtëna në këtë zonë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportuan se qindra njerëz ishin brenda zonës ku u raportua për të shtëna, për shkak të premtes së zezë, të cilët më pas u evakuuan.

Policia përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se ata u thirrën në orën 16:48 sipas kohës lokale, duke theksuar se, “Policia është përgjigjur sikur incidenti të jetë i lidhur me terrorizmin. Oficerë të armatosur dhe të paarmatosur janë në vendngjarje së bashku me kolegët nga @BTP [Policia Britanike e Transportit”.

Policia e Londrës apeloi që qytetarët të shmangin zonën ku është raportuar për të shtëna, ndërkohë theksuan: “Ne nuk kemi gjetur ndonjë gjurmë të të dyshuarve, prova të të shtënave apo viktima”.

BTP njoftoi se nuk ka viktima përveç një gruaje që kishte lëndime të lehta të marra gjatë evakuimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın