Bota

Irak, aksidentohet autobusi me haxhinj, një i vdekur dhe 35 të plagosur

Sipas dëshmitarëve okularë, autobusi i cili po transportonte haxhinjtë nga Kerkuku drejt Sulejmanijes fillimisht është përplasur me një automjet, me çka një person ka humbur jetën

İdris Okuducu  | 07.08.2017 - Përdıtësım : 08.08.2017
Irak, aksidentohet autobusi me haxhinj, një i vdekur dhe 35 të plagosur Fotoreporter: Feriq Fereç / AA

Sulejmanije

SULEJMANIJE (AA) - Një person ka humbur jetën dhe 35 të tjerë janë plagosur si pasojë e përmbysjes së një autobusi me haxhinj të ardhshëm në qytetin Sulejmanije në rajonin verior kurd të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas dëshmitarëve okularë, autobusi i cili po transportonte haxhinjtë nga Kerkuku drejt Sulejmanijes fillimisht është përplasur me një automjet nga ana e kundërt, ndërsa më pas është përmbysur, me çka një person ka humbur jetën, kurse 35 të tjerë janë plagosur.

Ejub Heme Garib, zyrtar lokal shëndetësor, për AA tha se të lënduarit nga aksidenti rrugor janë dërguar në qendrat më të afërta shëndetësore për trajtim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın