Ish-ambasadori iranian në Vatikan humb jetën nga koronavirusi
Hojatolislam Seyed Hadi Khosroshahi, rezultoi pozitiv nga analizat e Covid-19 dhe se ai humbi jetën në spitalin ku ishte shtruar

Ankara
Sipas lajmit të agjencisë iraniane Tesnim, thuhet se Khosroshahi u shtrua dje në spitalin Mesih Danishver në kryeqytetin Teheran me dyshimin për Covid-19.
Bëhet e ditur se 81 vjeçari Khosroshahi rezultoi pozitiv nga analizat e Covid-19 dhe se ai humbi jetën në spitalin ku ishte shtruar.
I lindur në qytetin Tebriz në vitin 1939, Khosroshahi pas revolucionit në 1979 ka kryer detyrën e përfaqësuesit të liderit të revolucionit Ayatollah Ruhollah Khomeini për dy vite në ministrinë e diturisë dhe kulturës islame.
Po ashtu Khosroshahi për një periudhë ka kryer edhe detyrën si kreu i zyrës përfaqësimit të Iranit në Kajro si dhe në detyrën e ambasadorit të Iranit në Vatikan.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.