Bota

Jemen, rritet në 473 numri i viktimave nga epidemia e kolerës

Në një raport të përgatitur nga OBSH thuhet se që nga 27 prilli e deri më tani kolera është vërejtur te 52 mijë persona dhe se 473 persona kanë humbur jetën nga epidemia

Gülşen Topçu  | 29.05.2017 - Përdıtësım : 30.05.2017
Jemen, rritet në 473 numri i viktimave nga epidemia e kolerës

Sana

SANA (AA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar se numri i viktimave nga epidemia e kolerës në Jemen në muajin e fundit është rritur në 473, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një raport të përgatitur nga OBSH thuhet se që nga 27 prilli e deri më tani kolera është vërejtur te 52 mijë persona dhe se 473 persona kanë humbur jetën nga epidemia. 

Sipas raportit, vetëm në dy ditët e fundit në 19 qytete janë regjistruar mbi 13 mijë raste të dyshimta të kolerës.

Krahas organizatave ndërkombëtare si OBSH, Fondi Emergjent i Fëmijëve pranë Kombeve të Bashkuara (UNICEF) dhe Kryqi i Kuq, ndihma mjekësore në Jemen kanë dërguar edhe Qendra Humanitare e Mbretit Selman, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Hënat e Kuqe të Katarit.

Rreth tre milionë njerëz të shpërngulur si pasojë e luftimeve që vazhdojnë në Jemen prej më shumë se dy viteve, çdo ditë ballafaqohen me rrezikun e infektimit nga kolera si rezultat i mungesës së ujit të pastër për pije dhe grumbullimit të mbeturinave.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın