"Kim Jong-nam është vrarë me agjent nervor"
"Ekzaminimet e Qendrës për Analizë të Armëve Kimike në Malajzi, kanë zbuluar se materiali kimik i përdorur në vrasjen e Kim Jong-nam, ka qenë material kimik i njohur si agjenti nervor-VX"
Kuala Lumpur
KUALA LUMPUR (AA) – Është konstatuar se Kim Jong-nam, gjysmë vëllai i Presidentit të Koresë Veriore, Kim Jong-un është vrarë me "agjent nervor", transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi të gazetës "The Star", shefi i përgjithshëm i Policisë në Malajzi, Halit Ebu Bekir, në konferencën për shtyp ka deklaruar se ekzaminimet e Qendrës për Analizë të Armëve Kimike në Malajzi, kanë zbuluar se materiali kimik i përdorur në vrasjen e Kim Jong-nam, gjysmë vëllait të Presidentit të Koresë Veriore, Kim Jong-un, ka qenë material kimik i njohur si agjenti nervor-VX i cili ka efekt të madh vdekjeprurës.
Duke theksuar se në sytë dhe fytyrën e viktimës janë gjetur përbërës të gazit nervor, Ebu Bekir, ka theksuar se gazi në fjalë, në Konventat e Armëve Kimike të pranuara në vitet 1997 dhe 2005, është e klasifikuar si armë kimike e llojit VX.
Ndryshe, Kim Jong-nam, humbi jetën si rezultat i një sulmi në aeroportin ndërkombëtar më 13 shkurt në Kuala Lumpur. Pas vdekjes së tij, janë arrestuar 4 persona nga Indonezia, Vietnami, Malajzia dhe Koreja Veriore. Qendra Policore e Malajzisë pati deklaruar se 4 personat për të cilët dyshohet se janë planifikuesit e vrasjes, nëpërmjet Jakarta-Dubai-Vladivostok kanë kaluar në Pyonyang, dhe se janë duke u kërkuar nëpërmjet Interpolit.
Në një deklaratë të bërë të mërkurën e kaluar, autoritet e policisë kanë bërë të ditur se, në kuadër të hetimeve, është dërguar kërkesë në Ambasadën Koresë Veriore, për marrjen në pyetje të sekretarit të dytë në Ambasadën e Koresë Veriore në Malajzi, dhe të një personit që punon në Linjat Ajrore të Koresë Veriore.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.