Bota, archive

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vizitë zyrtare në Kuvajt

Rama gjatë vizitës së tij zyrtare në Kuvajt u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Fondit e Shteteve Arabe për Rimëkëmbje Sociale dhe Ekonomike.

19.11.2014 - Përdıtësım : 19.11.2014
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vizitë zyrtare në Kuvajt

KUVAJT (AA) - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në vizitën e tij zyrtare në Kuvajt është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Fondit të Shteteve Arabe për Rimëkëmbje Sociale dhe Ekonomike Abdulvahhab el-Bedr, me qendër në këtë shtet, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të Agjencisë Kuvajtiane KUNA, Rama ka zhvilluar një takim në qytetin Havalli i cili ndodhet në jug të kryeqytetit Kuvajtian në Pallatin Mbretëror Bajan me el-Bedr, Zv. Kryetarin e Dhomës së Tregtisë Halid Abdullah es-Sakr dhe delegacionin që e shoqëronte.

Fondi i Shteteve Arabe për Rimëkëmbje jep kredi të buta për ndërtimin e infrastrukturës si dhe investime në fizibilitetin e kërkimeve teknike dhe ekonomike të vendeve në zhvillim.

Rama gjatë vizitës së tij në Kuvajt është takuar me Princin Shejh Navvaf es-Sabah dhe homologun e tij të këtij shteti Sheyh Xhabir Mübarek el-Hamad es-Sabah. Gjatë kësaj vizite Rama gjithashtu ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh që kanë të bëjnë me forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve në fushat e investimeve, gjykatave, ekonomisë dhe artit.

Rama ndodhet në Kuvajt bashkë me disa prej ministrave të kabinetit të tij, tre kryetarë bashkie si dhe me një grup prej 15 bisnesmenëve shqiptarë.

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın