Bota

"Lideri i DEASH-it mund të jetë vrarë në Raka të Sirisë"

"Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes lideri i organizatës terroriste DEASH, Abu Bakr Al Baghdadi, me shumë mundësi është eliminuar në sulmin ajror që Forcat e Ajrore të Rusisë kanë kryer muajin e kaluar në jug të qytetit Raka."

Elena Teslova, Ali Cura  | 22.06.2017 - Përdıtësım : 23.06.2017
"Lideri i DEASH-it mund të jetë vrarë në Raka të Sirisë"

Moskë

MOSKË (AA) - Zëvendës ministri i Jashtëm i Rusisë, Oleg Sıromolotov, tha se ka mundësi të mëdha që lideri i organizatës terroriste DEASH, Abu Bakr Al Baghdadi, të jetë vrarë në sulmin ajror që Forcat e Ajrore të Rusisë kanë kryer muajin e kaluar në qytetin Raka, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Ria, Sıromolotov, është shprehur se "Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes lideri i organizatës terroriste DEASH, Abu Bakr Al Baghdadi, me shumë mundësi është eliminuar në sulmin ajror që Forcat e Ajrore të Rusisë kanë kryer muajin e kaluar në jug të qytetit Raka".

Ai ka theksuar se po kryhen përpjekje për konfirmimin nga kanale të ndryshme të këtij informacioni, dhe në rast se vërtetohet sipas tij do të jetë një hap i rëndësishëm në luftën e kryer kundër terrorizmit ndërkombëtar në Lindjen e Mesme. Sıromolotov është shprehur se për shkak të marrëdhënieve hierarkike tek organizatat terroriste është një faktor i rëndësishëm vrasja e liderit të organizatë përsa i përket shpërndarjes së terroristëve dhe shkaktimin e frikës dhe panikut në mesin e tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın