Bota

Macron: Franca nuk mbështet vendimin e Trumpit

Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha se Franca nuk e mbështet vendimin e SHBA-ve për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit

Esma Ben Said  | 06.12.2017 - Përdıtësım : 07.12.2017
Macron: Franca nuk mbështet vendimin e Trumpit

Paris

PARIS (AA) – Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha se Franca nuk e mbështet vendimin e SHBA-ve për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, duke shtuar se ky është një vendim “trishtues” dhe në kundërshtim me vendimet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), raporton Anadolu Agency (AA).

Macron në një konferencë për media të organizuar në kryeqytetin e Algjerisë, Algjer, ku ndodhet për vizitë, foli për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump.

“Është një vendim trishtues, të cilin Franca nuk e miraton. Ky vendim është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Macron.

Ai theksoi se statusi i Jerusalemit është një çështje e cila ka të bëjë me gjithë bashkësinë ndërkombëtare.

Macron tha se statusi i Jerusalemit duhet të përcaktohet në mes të Izraelit dhe Palestinës, nën patronazhin e OKB-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın