Mijanmari zgjedh presidentin e parë civil pas më shumë se gjysëm shekulli
Anëtarët e Parlamentit të Mijanmarit zgjodhën sot Htin Kyaw, presidentin e parë civile pas më shumë se gjysëm shekulli
Yangon
YANGON (AA) – Anëtarët e Parlamentit të Mijanmarit zgjodhën sot Htin Kyaw, presidentin e parë civil pas më shumë se gjysëm shekulli, apo katër muaj pas fitores së zgjedhjeve të përgjithshme të ikonës së partisë demokratike të Mijanmarit, Aung Suun Kyi, raporton Anadolu Agency (AA).
Kyaw i cili ishte bashkëpunëtor i ngushtë për një kohë të gjatë i udhëheqësve të Lidhjes Kombëtare për Demokraci (NLD), e cila në nëntor të vitit të kaluar fitoi zgjedhjet, duke mbizotëruar me numrin e deputetëve të saj në të dy Dhomat e Parlamentit të Mijanmarit.
NLD mori 360 vota nga 652 anëtarët e dy Dhomave të Parlamentit, dhe në këtë mënyrë iu dha mundësi për të udhëhequr vendin, si përfaqësuese që ka fituar Çmimin Nobel të Paqes të cilën me Kushtetutë i ndalohet mundësia për t'u bërë presidente.
Suu Kyi nuk mund të jetë presidente e vendit pasi me Kushtetutën aktuale, e cila ishte sjellë nga sundimi disa dekadësh i juntës ushtarake, nuk mund të jetë një person i cili ka lidhje familjare jashtë vendit. Burri i ndjerë i Aung San Suu Kyi ishte britanik, kurse shtetësinë britanike e kanë edhe dy bijtë e saj.
"Kjo është një fitore e popullit", deklaori pas votimit të sotëm Aunt Suun Kyi.
Ajo edhe më parë njoftoi se në qoftë se fiton NLD, partia e saj tashmë kishte një kandidat të gatshëm për president, dhe se ajo do të "sundojnë mbi presidentin".
Kandidati ushtarak Myint Swe dhe i nominuari tjetër nga radhët NLD-së, Henry Van Thio janë zgjedhur nënkryetar të parë dhe të dytë.
Htin Kyaw do të merr presidencën nga ish gjenerali Thein Sein, të cilit mandati pesë-vjeçar i skadon më 30 mars, me çka Kyaw do të bëhet kreu i parë i shtetit të Mijanmarit pa sfond ushtarak, pas më shumë se 50 vitesh.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.