Bota

NATO nuk heq dorë nga armët bërthamore

Përmes një deklarate me shkrim, NATO-ja ka theksuar se aleanca ka shfaqur qartë qëndrimin e saj lidhur me zmbrapsjes bërthamore dhe denuklearizimit

Şerife Çetin  | 20.09.2017 - Përdıtësım : 20.09.2017
NATO nuk heq dorë nga armët bërthamore

Bruksel

BRUKSEL (AA) - Aleanca Veriatlantike NATO ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e Marrëveshjes për Ndalimin e Armëve Bërthamore të kryesuar nga Kombet e Bashkuara (OKB) dhe se do të qëndrojë një aleat bërthamor, raporton Anadolu Agency (AA).

Përmes një deklarate me shkrim, NATO-ja ka theksuar se aleanca ka shfaqur qartë qëndrimin e saj lidhur me zmbrapsjes bërthamore dhe denuklearizimit.

"Aleatët e NATO-s e theksojnë përkushtimin e fortë për Marrëveshjen për Parandalimin e Përhapjes së Armëve Bërthamore (NPT). Për sa kohë që armët bërthamore vazhdojnë të ekzistojnë, NATO-ja do të qëndrojë një aleat bërthamorë", theksohet më tej.

Në deklaratë po ashtu thuhet se qëllimi themelor i forcës bërthamore të NATO-s është ruajtja e paqes dhe zmbrapsja e agresivitetit dhe NATO është e vendosur për ruajtjen e sigurisë së aleancës përmes konceptit të 'mbrojtjes kolektive' të aleatëve", thuhet në deklaratë.

Aleanca po ashtu ka thënë se aleatët e NATO-s janë në gatishmëri të përpiqen për një botë të denuklearizuar dhe më të siguritë duke ngelur të përkushtuar për marrëveshjen NTP.

Siç thuhet, aleanca do të vazhdojë të punojë për avancimin për denuklearizim, parandalim të përhapjes së armëve bërthamore dhe përdorim paqësor të energjisë bërthamore, që janë pikat themelore të marrëveshjes.

"NATO nuk do të mbështesë Marrëveshjen për Ndalimin e Armëve Bërthamore"

" NATO nuk do të mbështesë Marrëveshjen për Ndalimin e Armëve Bërthamore", thuhet në deklaratën e aleancës, ndërsa shtohet se nuk do të ketë asnjë ndryshim në përgjegjësitë ligjore të anëtarëve të aleancës lidhur me armët bërthamore.

Sipas deklaratës, shtetet me armë bërthamore nuk do të jenë palë e marrëveshjes së propozuar, për këtë arsye, siç thuhet, konsiderohet se marrëveshja nuk do të kontribuojë në sigurinë dhe në reduktimin e depove të armëve bërthamore.

"Marrëveshja do t'i hapë rrugën dallimeve dhe ndarjeve, në një periudhë kur ekziston nevoja për unitet kundër sprovave aktuale të sigurisë", thuhet në deklaratë.

NATO i ka bërë thirrje të gjithë partnerëve që mendojnë ta mbështesin këtë marrëveshje të kenë parasysh efektet negative saj mbi sigurinë ndërkombëtare dhe marrëveshjen NPT.

Në deklaratë theksohet rëndësia për unitet të komunitetit ndërkombëtar kundrejt rrezikut të programit bërthamorë të Koresë së Veriut dhe rëndësia për ruajtjen dhe zhvillimin e Marrëveshjes aktuale për Parandalimin e Përhapjes së Armëve Bërthamore.

Ndryshe, plani për Marrëveshjen për Ndalimin e Armëve Bërthamore u pranua në OKB në muajin korrik me mbështetjen e 122 shteteve, edhe përkundër bojkotit të shteteve që posedojnë armë bërthamore. Negociatat për planin u bojkotuan nga anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë të OKB-së, SHBA-të, Britania, Rusia, Franca dhe Kina dhe shtete të tjera me armë bërthamore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın