Policia gjermane: Sulmi në Berlin, rast i dyshuar terrorist
Në një deklaratë të publikuar të martën në Twitter, policia e Berlinit tha se hetimet janë në vazhdë e sipër dhe se rasti po trajtohet si rast i dyshuar terrorist
Berlin
BERLIN (AA) – Policia e Gjermanisë tha se vrasja e së paku 12 personave dhe plagosja e rreth 50 të tjerëve si pasojë e sulmit të mbrëmshëm në të cilin një kamion u përplas në një treg të Krishtlindjeve, është duke e trajtuar si një sulm i mundshëm terrorist, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar të martën në Twitter, policia e Berlinit tha se hetimet janë në vazhdë e sipër dhe se rasti po trajtohet si rast i dyshuar terrorist.
“Hetuesit tanë dyshojnë se kamioni qëllimisht është dejtuar në turmën e tregut të Krishtlindjeve në Breitscheideplatz”, tha policia.
Dëshmitarët u thanë mediave lokale se shoferi i kamionit iku shpejt pas incidentit, ndërkohë që i njëjti është arrestuar më vonë dhe dyshohet ta ketë vjedhur kamionin dhe se qëllimisht e ka orientuar në drejtim të turmës në treg.
Gazeta gjermane "Welt", publikoi informacionin se shoferi i dyshuar është refugjat nga Pakistani i cili në shkurt të këtij viti, ka arritur në Gjermani.
E përdishmja tjetër gjermane “Tagesspiegel” tha se i dyshuari ka qenë i njohur për policinë si shkelës i ligjit por asnjëherë nuk është dyshuar për lidhje me grupet terroriste.
Policia akoma nuk ka zbuluar identitetin e të dyshuarit, sepse sipas saj, hetimet janë në vazhdim e sipër, por ka paralajmëruar një konferencë për mediat të martën.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
