Policia izraelite arreston sheikun Raed Salah
Siç thuhet në deklaratën e policisë izraelite mbrëmë është bastisur shtëpia e Salah në Umm al-Fahm, të cilin e akuzon "për nxitje dhe mbështetje të aktiviteteve të organizatës të paligjshme"
Jerusalem
JERUSALEM (AA) - Policia izraelite mbrëmë arrestoi udhëheqësin e Lëvizjes Islame Palestineze të vitit 1984, sheikun Raed Salah, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç thuhet në deklaratën e policisë izraelite mbrëmë është bastisur shtëpia e Salah në Umm al-Fahm, të cilin e akuzon "për nxitje dhe mbështetje të aktiviteteve të organizatës të paligjshme".
Salah u arrestua në kuadër të hetimit që zbatohet në koordinim nga policia izraelite dhe shërbimi i inteligjencës Shin Bet.
Në deklaratë theksohet se pasi në vitin 2015 u ndalua aktiviteti i lëvizjes palestineze islamike "personi nxitës" (Raid Salah) në disa raste i është adresuar masave, dhe deklaratat e tij i kanë transmetuar edhe mediat izraelite. Pretendohet se deklaratat e tij përmbajnë elemente të veprës penale.
Por policia izraelite nuk ka specifikuar se për cilat deklarata bëhet fjalë.
Izraeli në nëntor 2015 solli vendimin për ndalimin e veprimtarisë të lëvizjes palestineze islamike, dhe e shpalli të paligjshme.
Salah ka kundërshtuar publikisht këtë vendim dhe disa herë ka theksuar se ai vazhdon të jetë udhëheqës i kësaj lëvizje. Sheiku Raed Salah disa herë ishte burgosur, herën e fundit në burg kaloi nëntë muaj, dhe u lirua më 17 janar të këtij viti.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.