Bota

Rritet numri i muslimanëve të Arakanit të ikur në Bangladesh

UNHCR: “Numri i personave që kanë hyrë në Bangladesh nga dhuna e vazhdueshme që nga data 25 gusht ka arritur në 60 mijë”

Dildar Baykan, Barış Seçkin  | 02.09.2017 - Përdıtësım : 02.09.2017
Rritet numri i muslimanëve të Arakanit të ikur në Bangladesh

Shah Porir Dwip/Romë

SHAH PORIR DWIP/ROMË (AA) - Komisioneri Lartë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) njoftoi se mijëra muslimanë nga rajoni Arakan (Rakhnine) i Mianmarit të ikur nga dhuna e ushtrisë dhe budistëve radikalë në 24 orët e fundit kanë hyrë në Bangladesh, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi rajonal i UNHCR-së në Bangladesh, duke bërë të ditur se mijëra musliman të Arakanit kanë hyrë në Bangladesh në mënyrë ilegale gjatë ditës së fundit, tha se “Numri i personave që kanë hyrë në Bangladesh nga dhuna e vazhdueshme që nga data 25 gusht ka arritur në 60 mijë”.

WFP, ka ndaluar aktivitetet e ndihmës me ushqim në Arakan

Në anën tjetër, Programi Botëror për Ushqim i Kombeve të Bashkuara (WFP) njoftoi se ka ndaluar aktivitetet e ndihmës me ushqim në Arakan për shkak të problemeve të sigurisë.

Frances Kennedy, nga qendra e WFP-së në Romë, në një deklaratë për gazetarin e AA-së, ka thënë se: “Ne kemi ndaluar operacionet e ndihmës me ushqim për shkak të problemeve të sigurisë. Ne ndodhemi ende atje për të vazhduar misionin tonë, por nuk kemi mundësi që të depërtojmë në Rakhine për shkak të konfliktit në regjion”.

Në javën e fundit shumë muslimanë në Arakan humbën jetën si pasojë e sulmeve të ushtrisë të Mianmarit me arsye të luftimit kundër militantëve të armatosur. Në këto sulme janë qëlluar më shumë se 60 fshatra dhe shumica e tyre janë djegur, ndërkaq me dhjetëra mijëra muslimanë të Arakanit përpiqen që të ikin nga rajoni për arsye të sigurisë së jetës.

Civilët po përpiqen të kalojnë në Bangladesh përmes rrugëve tokësore dhe detare. Vazhdon pritja e mijëra muslimanëve të Arakanit në zonën kufitare.

Nuk dihet numri i saktë i të vdekurve për arsye se qeveria e Mianmarit ka ndaluar hyrjen e organizatave ndërkombëtare në rajon.

Organizatat e shoqërisë civile në Arakan njoftojnë se më shumë se një mijë civilë kanë humbur jetën, ndërsa disa prej tyre pretendojnë që ky numër të jetë në mijëra civilë. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın