Bota

SHBA dënon sulmin ndaj autokolonës së ndihmave në Halep

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dënuan bombardimin e autokolonës së ndihmave humanitare nga ana e helikopterëve të regjimit sirian në Halep

Hakan Çopur  | 20.09.2016 - Përdıtësım : 20.09.2016
SHBA dënon sulmin ndaj autokolonës së ndihmave në Halep

Washington

WASHINGTON (AA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dënuan bombardimin e autokolonës së ndihmave humanitare nga ana e helikopterëve të regjimit sirian në Halep. "Për këtë ngjarje gjithsesi përgjegjëse është Rusia dhe se Washingtoni do të rishikojë bashkëpunimin e mundshëm me Moskën", thuhet në reagimin e Washingtonit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me bombardimin e autokolonës së ndihmave humanitare nga ana e helikopterëve të regjimit të Asadit në Halep të Sirisë.

Ai tha se Washingtoni ka reaguar fuqishëm ndaj sulmit të autokolonës së ndihmave humanitare. "SHBA-të janë të brengosura nga lajmet për bombardimin e autokolonës së ndihmave humanitare në afërsi të Halepit", thuhet në reagim.

Sulmi ndaj autokolonës së ndihmave humanitare në Siri shkakton 12 të vdekur

"Ndihem i tmerruar nga sulmi ndaj autokolonës humanitare në Siri"

- "Autokolona u bombardua pavarësisht se dihej destinacioni se ku do të shkojë" -

Kirby theksoi se më shumë se një javë janë duke e ftuar Moskën që të bëjë atë që i takon për dorëzimin e ndihmave humanitare. "Poashtu edhe regjimi sirian më shumë se një javë ka bllokuar autokolonat e Organizatës së Kombeve të Bashkuar (OKB) të arrijnë në vendet në fjalë", tha Kirby.

Sipas tij, vendi ku do të shkonte autokolona dihej nga regjimi sirian dhe Rusia, por pavarësisht kësaj zyrtarët të cilët po dërgonin ndihma për sirianët ishin vrarë.

Ai potencoi se këtë çështje do ta bisedojnë drejpërdrejt me Rusinë. "Pas shkeljes në mënyrë shumë të keqe të marrëveshjes për ndalimin e konflikteve, do ta rivlerësojmë bashkëpunimin tonë të mundshëm me Rusinë", tha Kirby.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın