Bota

Siri, 15 civilë të vdekur në 24 orët e fundit në Gutën Lindore

Sipas të dhënave që siguruara nga gazetari i AA-së në Gutën Lindore, 15 civilë, prej të cilëve katër fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore, sulmeve me artileri dhe atyre me bomba thërrmuese në 24 orët e fundit

Mohamad Misto, Levent Tok, Adham Kako  | 16.11.2017 - Përdıtësım : 17.11.2017
Siri, 15 civilë të vdekur në 24 orët e fundit në Gutën Lindore

Guta Lindore/Ankara

GUTA LINDORE/ANKARA (AA) - Pesëmbedhjetë civilë, prej të cilëve katër fëmijë, kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si rezultat i sulmeve në rajonin e Gutës Lindore të rrethuar nga regjimi i Beshar Asadit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

I rrethuar ushtarakisht prej pesë vitesh nga regjimi sirian, rajoni i Gutës Lindore ishte shpallur si "zonë e deeskalimit" në kuadër të bisedimeve në Astana. Rusia më parë ka njoftuar se më 22 korrik ka hyrë në fuqi armëpushimi në rajonin e Gutës Lindore, ndonëse regjimi i vazhdon sulmet.

Sipas të dhënave që siguruara nga gazetari i AA-së në Gutën Lindore, 15 civilë, prej të cilëve katër fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore, sulmeve me artileri dhe atyre me bomba thërrmuese në 24 orët e fundit.

Po ashtu, dhjetra civilë janë plagosur në sulmet e ndërmarra në qytezat Duma, Arbin, Sakba dhe Hamurije.

Nga ana tejtër, regjimi ka sulmuar me bombë me përmbajtje klori linjat e frontit të opozitarëve ushtarakë në Haresta mbrëmë dhe sot në orët e drekës.

Si kundërpërgjigje, grupet opozitare Ahrar al-Sham dhe Fejlek er-Rrahman kanë sulmuar disa pika ushtarake të forcave të regjimit në qytezën Haresta në rajon.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın