Tajfuni Tembin në Vietnam, planifikohet evakuimi i 1 milion personave
Zyrtarët kanë njoftuar se më shumë se 1 milion persona që jetojnë në rajonet bregore dhe të deltës së lumit do të mund të evakuohen
Hanoi
HANOI (AA) - Planifikohet evakuimi i 1 milion personave nga vendbanimet në deltën e lumit Mekong në Vietnam, ku pritet që të ndikohet nga tajfuni Tembin, ndërsa deri tani janë evakuuar dhjetëra mijëra persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Vietnamit, VTV, zyrtarët kanë njoftuar se më shumë se 1 milion persona që jetojnë në rajonet bregore dhe të deltës së lumit do të mund të evakuohen.
Nga Komiteti për Parandalimin e Fatkeqësive, është bërë e ditur se rreth 74 mijë persona që jetojnë në rajonet më të ndjeshme janë evakuuar gjatë fundjavës, ndërsa synohet edhe evakuimi i më shumë se 1 milion personave në 15 shtete dhe qytete.
Qeveria ndaloi punimin e puseve të naftës dhe ngarkimin e cisternave, ndërsa gjithashtu ndaloi 62 mijë anije peshkimi. Si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës të shkaktuar nga tajfuni
Tembin në Filipine, kishin humbur jetën më shumë se 230 persona. Gjithashtu si pasojë e Stuhisë Tropikale Linda në vitin 1997 në rajon kishin humbur jetën 770 persona, ndërsa 2 mijë të tjerë ishin humbur.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.