Bota

Zaev: Varet nga shtetet se kur Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e BE-së

Për kryeministrin Zaev, tajmingu se kur vendet e Ballkanit Perëndimor do të hyjnë në BE, më së shumti varet nga vet shtetet

Adel Ömeragiç  | 02.11.2017 - Përdıtësım : 03.11.2017
Zaev: Varet nga shtetet se kur Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e BE-së Adel Ömeragiç/AA

Budvë

BUDVË (AA) – Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë të përcaktuara drejt integrimeve evropiane, ndërsa të gjitha vendet e rajonit dhe të gjitha vendet në rajon individualisht i referohen njëri-tjetrit, ishte porosia sot në Budvë të Malit të Zi, në konferencën për ekonomi që filloi sot në mëngjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Në panelin “Rajoni pas katër viteve të Procesit të Berlnit”, në të cilën folën krerët e pushtetit ekzekutiv të Ballkanit Perëndimor, kryeministrat e Malit të Zi dhe Maqedonisë Dushko Markoviç dhe Zoran Zaev, kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës Denis Zvizdiç dhe zëvendëskryeministri i Serbisë, Rasim Lajiç u tha se të gjitha vendet e rajonit kanë bërë hap përpara në rrugën drejt BE-së.

Kryeministri malazez Markoviç tha se vendi i tij do të bëhet anëtar i BE-së për katër ose pesë vite, ndërsa Zaev tha se është e papranueshme porosia e Brukselit zyrtar se Mali i Zi dhe Serbia do të hyjnë në BE madje në vitin 2025.

Për kryeministrin Zaev, tajmingu se kur vendet e Ballkanit Perëndimor do të hyjnë në BE, më së shumti varet nga vet shtetet.

“Mbarë rajoni duhet të shkojë një hap para. Është mirë që Mali i Zi dhe Serbia kanë negociata, patjetër të shkojnë një hap para. Doemos të shkojnë edhe Maqedonia, Kosova, Shqipëria, BeH-ja. Porosia se deri në vitin 2025 Serbia dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare të BE-së për ne është e papranueshme dhe patjetër të jetë porosia për mbarë rajonin. Nëse mbarë rajoni avancon bashkëpunimin, atëherë jemi më të vlefshëm për BE-në. Komisioni Evropian në vitin 2019 ka zgjedhje të reja, vijnë njerëz të rinj. Më shumë varet prej ne se prej tyre kur do të jemi në BE”, tha Zaev në fjalimin e tij.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın