Ekonomi

Ekonomia e Spanjës shënon rritje përkundër krizës së Katalonjës

Spanja e cila kah fundi i vitit 2013 doli nga recesioni, është një ndër ekonomitë me rritje më të shpejtë në Evropë

Hasan Esen  | 27.12.2017 - Përdıtësım : 27.12.2017
Ekonomia e Spanjës shënon rritje përkundër krizës së Katalonjës

Madrid

MADRID (AA) - Banka Qendrore e Spanjës, njoftoi se pritet që ekonomia e vendit të shënojë rritje prej 0.8 për qind në çerekun e fundit të këtij viti, përkundër paqartësisë së shkaktuar nga tentativat për pavarësinë e Katalonjës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Banka qendrore, në një deklaratë me shkrim, bëri të ditur se trendi i rritjes vazhdon falë eksportit të madh. Banka e cila parashikon një rritje prej 0.8 për qind në çerekun e fundit të këtij viti, njoftoi se eksporti i lartë ka balancuar humbjen ekonomike në Katalonjë të shkaktuar nga tentativat për pavarësi.

Të dhënat rreth rritjes në çerekun e fundit do të shpalosen muajin e ardhshëm nga institucioni kombëtar statistikor.

Pritet që ekonomia e Spanjës në vitin 2017 të shënojë rritje prej 3.1 për qind. Ndërsa qeveria pritjen për rritje në vitin 2018 e zvogëloi nga 2.6 në 2.3 për qind për shkak të krizës së Katalonjës.

Spanja e cila kah fundi i vitit 2013 doli nga recesioni, është një ndër ekonomitë me rritje më të shpejtë në Evropë.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın