Sport

Hamilton do të niset i pari në Kinë, thyen rekordin e Schumaherit

Hamillton arriti kohën 1.31.678, duke theyr rekordin e shtegut kinez, të cilin për 13 radhazi e mbajti Schumacher

Doga Kirmizioglu  | 08.04.2017 - Përdıtësım : 09.04.2017
Hamilton do të niset i pari në Kinë, thyen rekordin e Schumaherit

Ankara

ANKARA (AA) – Piloti britanik në Formula 1, Lewis Hamilton, që garon me bolidin e Mercedesit, do të nisë garën e nesërme në Kinë, e dyta këtë sezon, nga “pole pozita” e parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në pistën ndërkombëtare në Shangaj, të gjatë 5.451 metra, sot është vozitur gara për "pole pozitën” më të mirë, për garën e Shpërblimit të Madh (SHM) kinez, në të cilën kohën më të mirë e regjistroi Hamiltoni, me çka arriti fitoren e gjashtë radhazi.

Pas fitores për “pole pozitën” në garën e parë këtë sezon për SHM të Australisë, sot në Shangaj, Hamillton arriti kohën 1.31.678, duke they rekordin e shtegut kinez, të cilin për 13 radhazi e mbajti gjermani legjendar Michael Schumacher.

Pozita e dytë i takoi pilotit gjerman të Ferrarit, Sebastian Vettel, me kohën 1.31.864, ndërsa i treti në Shangaj do të niset finlandezi Valtteri Bottas, gjithashtu i Mercedesit, me kohën kaluese 1.31.865.

Kështu duket renditja për garën e nesërme në bazë të rezultateve nga gara për “pole pozitën”, më të mirë. 

1. Lewis Hamilton (Mercedes) 1.31.678

2. Sebastian Vettel (Ferrari) 1.31.864

3. Valtteri Bottas (Mercedes) 1.31.865

4. Kimi Raikkonen (Ferrari) 1.32.140

5. Daniel Ricciardo (Red Bull Racing) 1.33.033

6. Felipe Massa (Williams) 1.33.507

7. Nico Hulkenberg (Renault) 1.33.580

8. Sergio Perez (Force India Mercedes) 1.33.706

9. Daniil Kvyat (Toro Rosso) 1.33.719

10. Lance Stroll (Williams Mercedes) 1.34.220


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.