Turqia

Turqi, në operacionin kundër DAESH-it 21 të arrestuar

Në kuadër të një operacioni të ndërmarrë në qytetin Shanliurfa të Turqisë kundër organizatës terroriste DAESH janë arrestuar 21 persona

Yasin Dikme  | 12.01.2016 - Përdıtësım : 13.01.2016
Turqi, në operacionin kundër DAESH-it 21 të arrestuar

Shanliurfa

SHANLIURFA (AA) - Në kuadër të një operacioni të ndërmarrë në qytetin Shanliurfa të Turqisë kundër organizatës terroriste DAESH janë arrestuar 21 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve mësohet se ekipet e anti-terrorizmit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së qytetit në kuadër të punimeve kundrejt DAESH përcaktuan se në një ndërtesë në lagjen Beykapisi në rajonin Eyyubiye strehoheshin persona për t'iu bashkuar DAESH-it, mblidheshin para për personat të cilët tentonin të kalonin në Siri si dhe ishin në përgatitje për të kryer akte në Turqi me materialet e siguruara nga Rakka e Sirisë.

Ndër të tjera theksohet se të dyshuarit janë dërguar në Drejtorinë e policisë ku po vazhdojnë procedurat e mëtejshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın